Vendosni fjalën kyçe....

Largohet nga detyra mësuesi në SHBA, kundërshtoi të thoshte se ‘një djalë biologjik mund të jetë vajzë’


Një mësues gjimanstike në një shkollë fillore në Virxhinia, SHBA, është pezulluar nga detyra menjëherë pasi ai u shpreh kundër propozimit të politikës së bordit të shkollës së qarkut që thotë se mësuesit duhet t’i lejojnë studentët të përdorin përemrat gjinorë sipas zgjedhjes së tyre.

Mësuesi i edukimit fizik të Shkollës Fillore Leesburg, Byron ‘Tanner’ Cross është pushuar përkohësisht, pohuan autoritetet për Fox Neës.

Zëdhënësi nuk hyri në hollësi në lidhje me vendimin ndaj mësuesit, por tha se ai nuk ishte ‘i drejtorit’, dhe sqaroi se mësuesi ishte vendosur në leje administrative me pagë.

Klipi i politikave gjinore të qarkut gjatë një takimi të bordit të shkollës të martën u shpërnda më parë në mediat sociale.

“Unë i dua të gjithë nxënësit e mi, por nuk do t’i gënjej kurrë, pavarësisht nga pasojat. Unë jam mësues, por së pari i shërbej Zotit dhe nuk do të pohoj që një djalë biologjik mund të jetë vajzë dhe anasjelltas, sepse është në kundërshtim me fenë time. Ky është abuzim me një fëmijë.” – tha Cross.

Mësuesi i referohet projektit të qarkut që thotë se personeli i shkollës duhet t’i lejojë studentët të përdorin ‘emrin e tyre të zgjedhur dhe përemrat gjinorë që pasqyrojnë identitetin e tyre gjinor pa ndonjë provë vërtetuese’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *