Kryeministri Rama ka paralajmëruar pronarët e objekteve të ndërtuara la leje në bregdet që të nisin t’i prishin vetë ato.
Gjatë një takimi me ministrin e Brendshëm Çuçi, drejtorin e Policisë së Shtetit Veliu e kreun e Kadastrës, Lame, kreu i qeverisë tha se bregdeti është pasuria më e madhe që Zoti i ka lënë vendit dhe veprimtaritë e paligjshme nuk do lejohen.
“Të lexojnë kodin penal se çfarë i pret në momentin kur konstatohet flagranca nga policia e shtetit e në momentin kur duhet të ballafaqohen drejtpërdrejt me pasojat e rënda. Të fillojnë t’i prishin vetë. Bregdeti është pasuria më e madhe që Zoti i ka lënë këtij vendi. Dhe ne nuk mund ta lëmë këtë lloj aktiviteti të paligjshëm. Këtu nuk bëhet fjalë për struktura të shpejta por për beton që hidhet. Të gjithë cenuesit e kësaj pasurie të tërhiqen tani, ta prishin vetë ndërtesën. Sado e madhe të jetë do ta prishim.” – tha Rama.