Vendosni fjalën kyçe....

Në kangjellat e vulgaritetit


Nga Irena Beqiraj

Në zyrat drejtuese të shtetit, duke filluar që nga Kuvendi i Shqipërisë, natyrshëm në mungesë të inteligjencës , vendin e elegancës, sharmit dhe kulturës, e ka zaptuar vulgariteti.

Përtej gjykimit etik të përdorimit të zyrave për të bërë video ku një grua shpalos ‘bukurinë’, ajo që më shokon çdo ditë e më shumë, është pikërisht dëshira apo nevoja për të treguar bukurinë fizike, në vende pune  apo pozicione, ku ushtrimi i detyrës nuk ka nevojë për këtë të fundit.

Një mendje e bukur burri si ajo e Gilman Bakallit shkruante:

“Raporti i vërtetë apo i supozuar midis bukurisë fizike, pranimit social, suksesit erotik apo shanseve për karrierë profesionale e ka rritur maksimalisht oreksin për bukurinë duke e kthyer atë në një aspekt dominant të jetës në Shqipëri. Logjika duket shumë joshëse dhe imponuese bukuria qenka më e pushtetshme se inteligjenca.”

Bukuria fizike apo edhe suksesi erotik është  sport kombëtar tanimë për gratë që kanë zënë hapësirën publike. Përdorimi i botoksit, silikonit dhe veshjes janë jo vetëm çështje të imazhit, por të mbijetëses në punën e përditshme. Gjykatësja është vetëm një nga ushtrueset e këtij sporti.

Gruaja që sot po çojmë në gijotinë nuk është ndryshe nga shumë gra, të cilave puna që bëjnë u kërkon inteligjencë, një ditentitet të konsoliduar, raporte të formëzuara dhe të qarta me elemetet joshës duke filluar nga pamja e tyre e jashtme e deri tek paraja. Në këto vende pune lipset inteligjencë, disiplinë, respekt për veten dhe profesionin e zgjedhur.

Ndërkaq një model tjetër promovojne rëndom. Modeli i përdorimit në masë i botoksit, silikonit apo veshjes si mjete për të tërhequr adhurimin e masës duke përdorur bukurinë si element  për ‘të transportuar edhe vlera të tjera si shëndet, rini, potencë seksuale, sukses profesional dhe jetëgjatësi’.

Ky në fakt është një falsitet enorm, i cili pëvecse i ka larguar disa syresh nga inteligjenca që edhe mund t’ju mos mungojë, por u ka marrë edhe kohë të vlerfshme për të menaxhuar, zbutur apo edhe zvogëluar efektet e padëshiruara që sjell me vete një vëmendje e panevojshme.

Shqetësuese për shoqërinë është prirja në rritje e grave në karrierë ‘për buzët me botoks dhe gjinjtë me silikon, e cila tregon shkallën e dëshpërimit tonë si shoqëri, e cila e sheh të pamundur të matet me arritje që vijnë si rezultat i përpjekjeve dhe ushtrimit të pareshtur’.

Gjykatësja reflekton një projeksion, një mesatare ‘par excellence’  të mentalitetit tonë mbi gruan e bukur edhe të suksesshme, është modeli i i zakonshëm që u ofrohet çdo ditë vajzave tona edhe që rrezikon rëndë formimin e tyre.  Këto modele të cilat sot perceptohen si modele suksesi të garantuara,  janë modele të thjeshtë për t’u imituar. Ato i ‘çlirojnë’ vajzat tona nga lodhja e arritjes së suksesit nëpërmejt punës duke i burgosur përfundimisht në kangjellat e vugaritetit.

PS.( Fjalite në thonjëza janë marrë nga shkrimi i Gilman Bakallit: Buzë, bythë dhe botoks)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *