Të mërkurën e 2 Qershorit, Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare. Mbledhja do të nisë në orën 17:30 dhe do të zhvillohet online, për shkak të situatës me pandeminë.
Në rendin e ditës të bërë publik nga “Balkanweb”, bëhet me dije se mes të tjerash PS do të vendosë për miratimin e projekt vendimit “për thirrjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm të partisë.“
Më tej, mbledhja do të vijojë me informacionet mbi gjendjen dhe veprimtarinë e strukturave organizative vendore të partisë si dhe do të miratohet vendimi për zgjedhjet e reja në strukturat vendore të partisë.
Në diskutim është edhe rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
10 ditë më pas, pra më datë 12 qershor socialistët do të mbajnë Kongresin e Partisë.