Vendosni fjalën kyçe....

Shehaj bisedë me Ambasadoren Yuri Kim: SHBA-të kanë qenë mbështetëse të PD-së që në fillim, lidhja do forcohet më shumë në të ardhmen


Kandidati për Kryetar i PD-së, Agron Shehaj ka zhvilluar një takim me Ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

Shehaj thotë se SHBA-të kanë mbështetur PD-në që në krijimin e saj ndërsa shton se lidhja do forcohet më shumë në të ardhmen.

Sot paradite, me ftesë të saj, bisedova me Ambasadoren Amerikane Yuri Kim. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë në krah të PD-së që në ditët e para të lindjes së saj dhe mbështetën fuqimisht ardhjen e saj në pushtet në vitin 1992. Që atëherë, në çdo arritje të PD-së në politikë dhe qeverisje, ka qenë edhe ndihma e SHBA-ve. Kjo lidhje, mbështetur në vlerat e lirisë dhe demokracisë, do të forcohet edhe më shumë në ta ardhmen”-shkruan Shehaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *