Vendosni fjalën kyçe....

S’ka më rrëmujë, Mesi pranon zgjatjen e kontratës me Barcelonën edhe për dy sezone


Ylli i Barcelonës, Lionel Mesi, ka pranuar ofertën e klubit të zhytur në borxhe për një kontratë të re, sipas raporteve nga Spanja. Pretendimi u bë herët pasdite të martën nga një gazetar në Barcelonë.

Gazetari i respektuar vendas, Miguel Rico, njoftoi një Twitter lajmin duke thënë: “Leo Messi, i cili i ka bërë negociatat të lehta, pranon ofertën e Barcës dhe formulën e pagesës. Tani mbetet vetëm diskutimi në hollësi i marrëveshjes dhe nënshkrimi i zgjatjes së kontratës për dy vitet e ardhshme.”

Të premten, në konferencën e tij të parë për shtyp që kur mori detyrën e presidentit në mars, Joan Laporta, deklaroi se bisedimet me Mesin po ecnin në drejtimin e duhur.

Verën e shkuar mes argjentinasit e drejtuesve të klubit pati një çarje të thellë teksa Mesi u përpoq të largohej nga klubi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *