Vendosni fjalën kyçe....

Soreca dhe Rama shohin nga afër shkollat e rindërtuara në Laç: Cilësi me fjalën e fundit të shkencës, s’kanë asgjë më pak se shkollat e BE-së


Mesditën e sotme kryeministri Edi Rama vizitoi sot në shkollat që që po rindërtohen në Laç dhe shoqërohej nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.

Gjatë fjalës së tij, ambasadori Soreca tha se gjithçka po ndërtohet me cilësinë më të mirë, me fjalën e fundit të shkencës.

“Sot jemi në Kurbin për të vizituar dy shkolla, që po rindërtohen në sajë të programit të financuar nga BE-ja. 75 milionë euro për më shumë se 60 shkolla është fondi i dhënë nga KE. Sot kemi ardhur tek shkolla e dytë që po ndërtohet nga fillimi dhe po vlerësonim pikërisht cilësinë e ndërtimit me fjalën e fundit të shkencës dhe ky është solidaritet i BE-së për Shqipërinë në formë konkrete me anë të këtyre fondeve të dhuruara. Evropa është këtu.”- tha Soreca.

Pas tij e mori fjalën edhe kryeministri Rama. Ai tha se shkollat që po rindërtohen nuk kanë asgjë më pak se shkollat në vendet e BE-së. Rama theksoi se janë shkolla me eficensë energjetike, që garantojnë kursim energjie.

 “Projekti ku jemi këtu është pjesë e fazës së dytë, pasi jemi drejt finalizimit të fazës së parë me fondet e qeverisë. Tani jemi në fazën e dytë me fondet e BE për të vazhduar të ndërtojmë shkolla me një cilësi të lartë, që nuk kanë asgjë më pak se shkollat e mira në vende të BE-së. Elementi që doja të sillja në vëmendje është se shkollat e reja janë shkolla me eficensë energjetike, që garantojnë kursim energjie. Dua t’i falënderoj të gjithë partnerët tanë, por veçanërisht mikun tonë napolitan, ambasadorin Soreca.”- deklaroi kryeministri.

Shkollat që Rama dhe Soreca vizituan sot ishin dy shkollat “Gjokë Elezi” dhe “Demokracia”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *