Vendosni fjalën kyçe....

Sot 1 Qershori, ministrja Kushi: Do të punojmë më fort që t’i rrisim fëmijët tanë të lumtur

Sot është dita ndërkombëtare e fëmijëve. Me këtë rast ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka uruar të gjithë fëmijët për festën e 1 Qershorit, me anë të një video-mesazhi.

“Ata meritojnë të gjitha kushtet për të jetuar një fëmijëri të bukur. E ç’kuptim do të kishte e gjithë puna dhe mundimi ynë nëse në fytyrën e tyre do të mungonte buzëqeshja?!”-shprehet ministrja.

Më pas shfaqen disa fëmijë të shkollave 9-vjeçare të vilët japin mesazhe për mirëqenien e tyre, mesazhe kundër dhunës, mesazhe dashurie dhe mbështetjeje për fëmijët që rriten pa prindër, për fëmijët e sëmurë me talasemi dhe leuçemi.

Në fund, ministrja Kushi shton se çdo ditë duhet të jetë një ditë feste për fëmijët: “Çdo ditë për ta duhet të jetë një qershor, çdo ditë për ta duhet të jetë festë. Prandaj ne do të punojmë fort që t’i rrisim të shëndetshëm dhe të lumtur, që t’i edukojmë siç duhet, që të jenë profesionistët e aftë dhe qytetarët e denjë të së nesërmes. Gëzuar 1 Qershorin të dashur fëmijë”.

 

Një urim për 1 Qershorin e ka bërë dhe kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar një foto të një fëmije duke hedhur një balonë në qiell.

“Gëzuar ditën e fëmijëve! Shqipëria e Ardhmja Jonë.”- shkruan ai.

 

Një Qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Dita e fëmijëve u vendos në datën 1 qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në vitin 1925. Në të njëjtën ditë, përkoi që konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetimë kinezë të celebronin në festivalin e “Anijes së Dragoit”.

Shumë vende të botës e kanë pranuar këtë datë si festën ndërkombëtare të fëmijëve dhe organizojnë aktivitete të ndryshme për të sjellë vëmendjen në kujdesin, mirëqenien dhe lumturinë e fëmijëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *