Vendosni fjalën kyçe....

Sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid, s’ka më maska në ambientet e jashtme


Nga dita e sotme hyjnë në fuqi të tjera rregulla më të lehta për mbrojtjen e koronavirusit.

Vendimi u mor në mbledhjen e fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, ekspertët e të cilit vendosën se ishte koha për masa më të lehta duke nisur nga 1 Qershori.

Kështu më kryesorja është se do të hiqet detyrimi për mbajtjen e maskave të fytyrës në ambientet e jashtme, mirëpo në ambientet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit public maska do të vijojë të mbetet e detyrueshme.

Gjithashtu, shtyhet me një orë fasha orare e lejimit të qarkullimit. Pra, nga sot, ora policore bllokimi i lëvizjes do të nisë në orën 23:00 deri në orën 06:00

Masat e reja:

Nga 1 Qershori:

  • Hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme. Do vijojë të mbetet detyrimi i mbajtjes së maskës në ambjentet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskës kudo ku nuk mund të ruhet distancimi sociale si edhe për ata që ende nuk kanë bërë dy dozat e vaksinës që konsiderohen persona në risk.
  • ora policore shtyhet në orën 23:00 -06:00.

Klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura. Muzika do lejohet deri në orën 22:00.

Nga 15 Qershori:

  • Grumbullimet në ambjentet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të IShP.

Nga 1 Korriku:

  • Ora policore shtyhet në orën 24.00 -06:00.
    Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.
  • Lejohen kampionatet sportive me prezencë të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të IShP.
  • Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri në 30% të spektatorëve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të IShP.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *