Vendosni fjalën kyçe....

Vendimi për Vlorën, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së


Kolegji Zgjedhor ka shqyrtuar ditën e sotme padinë e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për qarkun e Vlorës.

Kolegji rrëzoi kërkesën për shpalljen e zgjedhjeve të pavlefshme e madje nuk pranoi as marrjen e provave shtesë duke i konsideruar se nuk janë konkrete për nevojë të gjykimit.

Të njëjtin vendim Kolegji e mori edhe ditën e djeshme për qarkun e Gjirokastrës.

Pas Gjirokastrës, në Kolegjin Zgjedhor mbeten për t’u shqyrtuar edhe 8 qarqe të tjera që u rrëzuan nga KAS, që nuk shpalli zgjedhje të pavlefshme në asnjë qark të vendit.

Deri më tani për dy qarqe Kolegji Zgjedhor nuk ka pranuar kërkesat e opozitës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *