Vendosni fjalën kyçe....

117 punonjës padisin rrjetin spitalor në SHBA: S’duam ta bëjmë vaksinën me detyrim, nuk jemi kavie eksperimentale


Më shumë se njëqind punonjës të kujdesit shëndetësor kanë ngritur një proces gjyqësor kundër një rrjeti spitalor në Houston, Texas, duke argumentuar se ata nuk duan të detyrohen të bëjnë një një vaksinë ‘eksperimentale’ Covid-19.

Marc Boom, CEO i Houston Methodist, një firmë që drejton tetë spitale me më shumë se 26,000 punonjës, i dha personelit një afat deri në datën 7 qershorit për t’u vaksinuar. Pasojat e mos marrjes së vaksinës përfshijnë ‘pezullimin dhe më pas shkarkimin’ nga puna, shkroi ai në një letër në prill për mjekët dhe infermierët.

Një total prej 117 paditësish po këmbëngulin që spitali ‘kërkon në mënyrë të paligjshme që punonjësit e tij të injektohen me një vaksinë eksperimentale’.

“Është një shkelje e rëndë dhe e qartë e Kodit të Nurembergut dhe politikës publike të shtetit të Teksasit.” – tha për ABC News, avokati Jared Woodfill, i cili ngriti procesin gjyqësor në Montgomery County.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *