Vendosni fjalën kyçe....

Rama le Asamblenë dhe shkon në Turqi


Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar një foto ditën e sotme duke zbritur nga avioni, në aeroportin e Ankarasë.

Në mbishkrim ai ka dhënë detaje lidhur me arsyen e vizitës së papritur mesditën e sotme.

Rama thekson se në fokus do të jetë ecuria mes palëve për të përmbushur projektet mes ministrive dhe investitorëve, në fushën e turizmit, farmaceutikës, energjise dhe transportit.

Ankara – Vizitë dyditore për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport“-shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *