Vendosni fjalën kyçe....

Asnjë viktimë dhe 14 raste të reja në vend nga Covid-19


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar buletinin me të dhënat e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3,057 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 14 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, nga 2 raste në Shkodër, Devoll, nga 1 rast Kavajë, Mat, Gjirokastër, Kamëz, Skrapar.

Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 35 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,521 që nga fillimi i epidemisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *