Bjellorusia ka ndaluar përkohësisht largimin e pjesës më të madhe të shtetasve të saj nga vendi, përfshirë këtu edhe ata që mbajnë leje qëndrimi në një vend të huaj.
Siç shkruan BBC ka disa përjashtime, të tilla si për nëpunësit civilë Bjellorusë në udhëtime zyrtare dhe personelin e transportit shtetëror.
Shtrëngimi i rregullave nga Komiteti Shtetëror i Kufijve vjen pas një reagimi të ashpër ndërkombëtar për devijimin e fundit të një avioni nga Bjellorusia duke arrestuar një gazetar opozitar dhe të dashurën e tij që ndodheshin në bord.
Shumë disidentë janë larguar nga Bjellorusia që nga zgjedhjet e diskutueshme të vitit të kaluar. Në një deklaratë, Komiteti Kufitar thotë se ka marrë “shumë kërkesa për t’u larguar nga Bjellorusia për fuqinë e lejeve të qëndrimit të lëshuara nga vendet e huaja”.
Vetëm ata me qëndrim të përhershëm në vende të huaja, jo të përkohshme lejohen të largohen nga Bjellorusia tani, thuhet në deklaratë. Komiteti kufitar fajësoi për këtë masat për pandeminë e koronavirusit.
Goditja e ashpër e Presidentit Alexander Lukashenko ndaj kundërshtarëve që nga fitorja e tij e diskutueshme në zgjedhjet e 9 gushtit, ka dërguar shumë qytetarë në internim ose në burg.
Rivalja e tij kryesore, Svetlana Tikhanovskaya, e cila këmbëngul se ajo fitoi, u transferua në Lituaninë fqinje me ekipin e saj. Polonia pret gjithashtu shumë bjellorusë.
Këshilltari i saj i punëve të jashtme, Valery Kovalevsky, reagoi ashpër pas vendimit të fundit duke thënë se presidenti Lukashenko kishte “kufizuar rëndë të drejtën e Bjellorusëve për të udhëtuar, duke pohuar se disa arsye qëndrimi jashtë vendit nuk janë të mjaftueshme për të lënë Bjellorusinë”.
Ai shton se “Kushtetuta nuk përcakton aspak kushte. Kjo është një shkelje e plotë e ligjit.”