Ditën e sotme kanë disa foto në media ku shihet Dritan Leli dhe që aludohet se ka qenë në shoqërinë e Erion Isufajt kunatit të Lulzim Bashës.
Leli dhe Isufaj janë filmuar teksa bisedojnë pas murit të Akademisë së Arteve në Tiranë, por nuk dihet ende se cila ka qenë tema e bisedës.
Leli është sulmuar përpara zgjedhjeve nga Edi Rama dhe u përjashtua nga fushata në qytetin e Vlorës.
Pas daljes së fotove ka reaguar edhe vetë Leli i cili ka mohuar se ka qenë Isufaj në foto me të.
Leli pretendon se është një pedagog nga Vlora në foto me të.
“Për të gjithë ata që nxjerrin çfarë duan e nuk shohin çfarë nxjerrin, me gjithë skenarët e qëndisur, më duhet të them se në videon e publikuar nga media, ndërkohë që është duke u zhvilluar Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, jam duke biseduar me inxhinierin e pedagogun vlonjat Idlir Dervishi, në oborrin e Akademisë së Arteve, pranë Universitetit Politeknik, ku Idliri punon! Kunatin e Lulit, as nuk e kam parë, as nuk e kam takuar ndonjëherë në jetë”, shkruan Leli.