Vendosni fjalën kyçe....

Dalin pamjet e plagosjes së Edison Begajt në Vlorë, gjithçka ndodhi në sytë e fëmijëve të tij


Dalin pamjet e plagosjes së Edison Begajt në Vlorë, ngjarje e cila ka ndodhur disa ditë më parë në sytë e fëmijëve të tij të mitur.

Në videon e publikuar mëngjesin e sotëm nga “Faxweb” shihet qartë momenti i plagosjes së 38-vjeçarit Edison Begaj.

Ai ndodhej me dy fëmijët e tij në makinë, të cilën siç shihet në video e ka ndalur në derën e banesës së tij ku kishte edhe kamera sigurie.

Ai ka zbritur nga makina dhe bisedon siç duket me dike në celular, ndërsa fëmijët e tij ende qëndrojnë brenda automjetit.

Kur Begaj kthehet përsëri tek makina, përpara i del një person i veshur si polic gjë që het duke vrapuar në anën tjetër.

Fëmijët të tmerruar shohin të gjithë skenën. Begaj tanimë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndonëse kanë kaluar 4 ditë nga ngjarja, policia ende nuk ka ndaluar asnjë njeri.

I plagosuri Edison Begaj nuk është një emër i panjohur. Ai është një subjekt i OFL-së, pasi rezulton i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 7 vite e 6 muaj burgim për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.

Kjo ka ngritur edhe pistat e hetimit të policisë, se plagosja mund të ketë lidhje me aktivitetin e tij të shkuar kriminal.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *