Vendosni fjalën kyçe....

Debatet e Këngës Magjike, Kozeta Kurti: U përpoqa t’i jap rëndësi muzikës dhe jo eskortave


Moderatorja, Kozeta Kurti në një intervistë pwr emisionin “Arnautistan”, foli mbi debatet mes artistëve të ndodhur ditët e fundit pas finales së Këngës Magjike, ku ajo ishte pjesë e jurisë.

Kurti u shpreh se përmes vendimeve të saj në këtë festival kënge është pjekur t’i japë muzikës rëndësinë që duhet të ketë, pasi siç u shpreh ajo vetëm në këtë mënyrë nuk do të ankohemi se edhe eskortat po bëjnë këngë.

“Unë po thoja që me vendimet që marrim ne, unë personalisht si pjesë e jurisë së Këngës Magjike të bëja një përpjeke që të çoja muzikën në pikën që duhet të jetë.

Sepse kështu ne nuk do të ankohemi çdo mëngjes edhe darkë që edhe eskortat po bëjnë këngë. Kështu që kjo nuk do të thotë që vajzat e suksesshme janë eskorta.

Unë mendoj që kemi këngëtarë shumë të mirë, por vuajmë për produksione shumë të mira. Me që kam një rol të drejtuar nga regjisori, mua më jepet roli, por kam individualitetin tim se si e interpretoj atë.

Kështu që përderisa kemi probleme te kënga i jap prioritet këngës, por kur ti duhet të zgjedhësh dhe duhet të bëjë një sistem atëherë duhet ti japësh një prioritet asaj që mungon.”, u shpreh Kurti, raporton MCN TV.al.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *