Vendosni fjalën kyçe....

Festa e Italisë, ambasadori Bucci: S’do e harrojmë kurrë atë që bëri Shqipëria për ne vitin e kaluar


Sot Italia feston 75 vjetorin e Republikës, pasi midis datës 2 dhe 3 Qershor të vitit 1946, u mbajt referendumi me të cilin italianët zgjodhën ta bënin Italinë një republikë kushtetuese.

E me këtë rast pati një aktivitet në Sheshin Italia në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, ambasadori Italian Fabrizio Bucci tha se italianët janë një popull i fortë, dhe japin më të mirën kur është në vështirësi.

Ai kujtoi ndihmën që vitin e kaluar Shqipëria dha për Italinë, ku dërgoi një grup mjekësh dhe infermierësh për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit. Ambasadori Bucci theksoi se italianët nuk do ta harrojnë kurrë këtë.

“Jemi anëtarë të rëndësishëm të NATO-s, Italia dhe italianët kanë dhënë një kontribut shumë të madh në të gjithë fushat, në kulturë, art, arkitekturë, sport etj. Italianët janë një popull i fortë, një popull i mrekullueshëm, një popull që jep më të mirën kur është në vështirësi. Ne dimë të rezistojmë kur jemi në vështirësi. Edhe historia e këtyre muajve e tregon diçka të tillë, koha e pandemisë. Ne dolëm më të fortë se më parë. Sigurisht që mësuam shumë dhe një nga gjërat që ne zbuluam është rëndësia e të qëndruarit bashkë. Mbase një gjërat e pakta pozitive që mësuam nga kjo gjendje. Kur jemi bashkë bëjmë gjëra të jashtëzakonshme.

Sot jemi në shesh pak sepse ende nuk e kemi munduar armikun e vogël të padukshëm, siç e quan miku ynë Edi Rama. Shpresoj që vitin e ardhshëm të jemi të gjithë bashkë. Ne nuk e harrojmë kurrë atë që bëri Shqipëria për ne vitin e kaluar, kur na solli mjekë dhe infermierë, vëllezër e motra shqiptarë, për të na ndihmuar në luftën kundër këtë virusi. Sot festojmë në ‘Sheshin Italia’, kështu që një shesh dyfish i rëndësishëm sot.  Sot do të zbulojmë plakën e emërton. Në këto vite kemi bërë hapa të rëndësishëm së bashku, Italia dhe Shqipëria. Por duhet të shikojmë përpara sepse na presin gjëra shumë të rëndësishme përpara.”– tha ambasadori Italian gjatë fjalës së tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *