Vendosni fjalën kyçe....

Gazetarja e “New York Times”: Donald Trump pret të rikthehet në Presidencë deri në gusht


Maggie Haberman e cila është një analiste e CNN-it dhe korrespodente e New York Times, ka shkaktuar polemika në mediat sociale pas një postimi për ish-presidentin amerikan Donald Trump.

Ajo shkroi në “Twitter” se Trump u kishte thënë njerëzve që së shpejti do të kthehet në Presidencë.

“Trump u ka thënë një numri personash me të cilët ka kontaktuar se ai pret që që të rikthehet në punë deri në gusht.”- pretendoi Haberman duke shtuar se ajo “thjesht po ndante informacionin”.

Pasi një përdorues tjetër i këtij rrjeti social pyeti nëse Haberman po i referohej “presidencës“, ajo e konfirmoi këtë.

Megjithëse shumë përdorues të mediave sociale reaguan me shqetësim ndaj postimit të gazetares, të tjerët e akuzuan Haberman se po përhapte “propagandën” dhe “gënjeshtrat” ​​e ish-presidentit.

“Dikush duhet t’i tregojë Maggie Haberman se Trumpi nuk është më president dhe se ajo mund të ndalojë së vepruari si sekretarja e tij personale e shtypit.”– tha dikush në rrjet.

Një tjetër shtoi:”Maggie Haberman thjesht duhet të transferohet në Mar A Lago tashmë dhe të martohet me Trump. Ajo flet për të më shumë se Melania”.

Shumë mbështetës të Trumpit vazhdojnë të argumentojnë se rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, të cilat rezultuan në një fitore për Joe Biden, ishin të paligjshme dhe ishin manipuluar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *