Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Apelit heq masën e arresit për dy kontrollorët e Rinasit


Gjykata e Apelit ka hequr masën e arrestit në shtëpi për dy kontrollorët e aeroportit të Rinasit, Muhin Mezini e Armand Fezga. Ata janë lënë me detyrim paraqitjeje.

E njëjta masë mbetet në fuqi edhe për kontrolloren Flora Ndreca. Treshja u ndalua pas protestës së kontrollorëve ajrorë në aeroportin e Rinasit, gjë që çoi në pezullimin e punës për disa ditë.

Kontrollorët e lartpërmendur shpallën gjendjen e paaftësisë në punë e pas kësaj ata u shkarkuan. Vendimi i marrë çoi në protestën e kontrollorëve të tjerë të cilët u solidarizuan me kolegët e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *