Vendosni fjalën kyçe....

Imeraj tregon arsyet e rihapjes së dosjes “21 janari”


Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj në një intervistë për emisionin, “Opinion” ka folur lidhur me rihapjen e dosjes “21 Janari”.

Imeraj deklaroi se rihapja lidhet me mos gjetjen e autorëve për dy nga viktimat e protestës së 21 janarit 2011.

Kryeprokurorja e Tiranës shtoi se disa persona janë hetuar dhe janë dërguar në gjykim dhe pjesa tjetër e dosjes është pezulluar dhe ju është referuar organeve të policisë.

Pjesë nga intervista:

Fevziu: Përse rihapet 21 Janari, a është kjo një pengmarrje e politikës?

Imeraj: Është një vendim i marr nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë për rifillimin e hetimeve. Në rangun e hetimeve të kësaj dosjeje, disa persona janë hetuar dhe janë dërguar në gjykim, ndërsa pjesa tjetër e dosjes është pezulluar dhe ju është referuar organeve të policisë.

Fevziu: Që do të thotë për 2 persona janë gjetur përgjegjësit…

Imeraj: Për dy të tjerë është vendosur pezullimi i hetimeve.

Fevziu: Pezullimi për sa kohë është i vlefshëm, mund të rihapet një çështje edhe pas 50 vitesh?

Imeraj: Një prokuror dhe prokuroria në tërësi, interes parësor kanë gjetjen e autorit. Nga ana e organeve të policisë është bërë një listim i detajuar i veprimeve që mund të kryhen dhe që nuk ka qenë e mundur të bëhen në periudha të caktuara dhe në argumentimin e plotë, prokuroria në rrethana të reja reja ka vendosur rifillimin e hetimeve.

Fevziu: A ka prapavijë politike?

Imeraj: Aboslutisht që jo.

Fevziu: Ka fakte të reja në këtë hetim apo një rihetim I fakteve të dikurshme?

Imeraj: Në asnjë mënyrë nuk ndodh rihetimi i fakteve. Ka një rihetim të filluar për të gjetur autorin ose autorët e një ngjarjeje të tillë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *