Vendosni fjalën kyçe....

Në tekstin shkollor gjendet një link që i çon të miturit në një faqe pornografike, nisin hetimet në Ukrainë


Në Ukrainë ka nisur një çështje penale mbi shpërndarjen e përmbajtjes pornografike tek të miturit, pasi linku i një faqeje pornografike shfaqej në tekstet shkollore.

Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Irina Venediktova tha se linku u gjet kohët e fundit në një libër të gjuhës ukrainase, që ishte përdorur që prej vitit 2018.

Është e paqartë nëse ishte një shaka apo ndonjë lloj shakaje. Por a mund ta imagjinoni sa fëmijë kemi rritur gjatë tre viteve të fundit me një libër të tillë.”– deklaroi Venediktova, citon RT.

Kryeprokurorja tha se autoritetet reaguan “në një mënyrë të përshtatshme”, me prokurorët që filluan një çështje penale dhe policia kibernetike bllokoi faqen në internet.

Gabimi u raportua për herë të parë dy javë më parë nga autori i librit shkollor, Aleksandr Avramenko. Edukatori i famshëm dhe drejtuesi i shfaqjeve televizive dhe radiofonike shkuan në “Facebook” për t’u ankuar për ngadalësinë e autoriteteve ukrainase, që sipas tij, nuk nguteshin të përmbushnin thirrjen e tij për të bllokuar faqen e internetit.

Avramenko shpjegoi se ai kishte cituar disa materiale nga ajo që dikur ishte një portal zyrtar i lajmeve në një prej rretheve në Rajonin Kirovograd të Ukrainës në librin e tij shkollor dhe shtoi një link në përputhje me ligjet e së drejtës së autorit.

Kur teksti i tij u botua në vitin 2018, faqja e internetit ende i përkiste Qarkut Novomyrhorod, por vitin e kaluar faqja u transferua tek një pronar i ri, i cili filloi ta përdorë atë pornografi.

Ai shton: “kjo metamorfozë është zbuluar vetëm tani.” Autori sugjeroi që i gjithë ky kalvar mund të ishte një provokim nga disa konkurentë të cilët janë xhelozë për suksesin e tij.


“Pse i ndodhi kjo librit tim? Këtë vit unë dorëzova katër libra shkollorë në konkurse të ndryshme dhe të gjithë ata fituan vendet e para, duke lënë rivalët shumë prapa. Ndoshta kjo është arsyeja? Fatkeqësisht, unë kam armiq.”- shkroi Avramenko.

Ai gjithashtu nuk përjashtoi mundësinë që të gjitha mund të kishin qenë një rastësi e thjeshtë. Tani u takon hetuesve ukrainas të konfirmojnë ose mohojnë dyshimet e autorit të librit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *