Karlo Ançeloti ka nisur projektin e tij në Madrid, ku rikthehet pas shumë vitesh për të zëvendësuar Zinedin Zidan.
Italiani ka bërë gati listën e punëve që e presin dhe emrat kyç tani për tani janë Mbape, Ramos e Isco.
Francezi është një lojtar që kërkohet me çdo kusht nga ana e italianit po PSG-ja nuk duket se ka ndërmend ta lëshojë, veç nëse Reali ‘e zgjidh qesen’.
Ramos është ende shtylla e mbrojtjes megjithatë Ançeloti ia ka lënë të hapur mundësinë e largimit nëse ai vetë zjedh ta bëjë këtë. Ndërsa në rastin e Iscos, mesfushori duhet të rigjejë formën dhe rolin e tij në ekip.