Ashtu siç ishte lajmëruar më herët PS-ja ka mbledhur asamblenë e saj, që kësaj radhde do zhvillohet online.
Asambleja vjen pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe do përcaktojë pikat për Kongresin e PS-që do mbahet më vonë këtë muaj.
Kryeministri Rama nuk është i pranishëm pasi ndodhet në Turqi bashkë me disa ministra të qeverisë për takime pune.
Gjatë fjalës së tij në asamble, sekretari i Përgjithshëm Balla falënderoi anëtarësinë e partisë, patronazhistët si dhe të gjithë ata që dhanë ndihmën e tyre për fitoren e PS-së në zgjedhje.
Balla tha se PS-ja do bëjë një analizë të rezultatit të zgjedhjeve në çdo qark duke shtuar se nëse nuk do kishte pasur shumë vota të pavlefshme, PS-ja do kishte marrë 78 mandate.
“Kjo është mbledhja jonë e parë pas fitores së zgjedhjeve të 25 prillit. Natyrshëm një urim për gjithë anëtarësinë, patronazhistët dhe kontributorët tanë në fitoren historike të mandatit të tretë, të cilën, të gjithë së bashku e arritëm me një rezultat të qartë, bindës, kuptimplotë. Ne do të bëjmë një analizë të plotë të rezultatit të zgjedhjeve në çdo qark në muajt në vijim, por dua të rinënvizoj faktin se ne do të kishim 78 mandatë, pra edhe katër mandate më shumë, nëse nuk do të ishte numri i madh i votave të pavlefshme, të atyre që zgjodhën PS, 12 në Dibër, në Shkodër, Tiranë dhe Elbasan, por që votën preferenciale për kandidatin e vendosën gabim.” – tha ndër të tjera Balla.