Vendosni fjalën kyçe....

Palmer: Pres që Kurti e Vuçiç të punojnë bashkë, dialogun e kemi me urgjencë


Matthew Palmer, zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën, ka folur rreth takimit që do të kenë kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në muajin e ardhshëm në Bruksel, duke thënë se pret që të punojnë bashkë dhe të çojnë procesin e dialogut përpara.

‘’Shpresojmë dhe presim që të përkushtohen në proces dhe të punojnë së bashku në identifikimin e prioriteteve të punojnë në program të punës, të fillojnë një proces. Ne ndjejmë një urgjencë për këtë proces dhe që gjerat të shkojnë shpejtë. Të arrihet një pajtim, një marrëveshje. Ne do të jemi aty për ta ndihmuar atë proces. S’ka ndonjë afat kohor të rreptë, por sa më shumë të zgjatet. Aq më vështirë do të jetë’’-tha ai në Radio Televizionin e Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *