Vendosni fjalën kyçe....

Policia nxjerr pamjet, si apartamenti i marrë me qira në Tiranë ishte kthyer në një laborator kanabisi


Policia ka publikuar pamjet nga brenda apartamentit të marrë me qira në Tiranë që ishte kthyer në një laborator të mirëfilltë droge.

Po ashtu zbulohen edhe emrat e katër personave të arrestuar në kuadër të këtij operacioni të koduar “kimisti”.

Ata janë Gerhard Duro, Skender Ismaili, Ervin Shametaj dhe një i mitur 17-vjeç me iniciale J.V.

Këta persona akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kishin përshtatur banesën e marrë me qira nga Ervin Shametaj me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Operacioni për zbulimin e këtij grupi ka nisur mesditën e djeshme, kur policia ka ndaluar për kontroll automjetin e Ervin Shametit, prej ku ka sekuestruar disa kubikë kanabis.

Më pas, është ushtruar kontroll në banesën e marrë prej tij me qira, brenda së cilës është zbuluar se në dy dhoma kishte të kultivuar kanabis me llamba led. Personave iu sekuestruan fidanët e kanabisit, fara kanabisi, një peshore elektrike, dy automjete si dhe sende të tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *