Vendosni fjalën kyçe....

Shembi 2 objekte, merret zyrtarisht e pandehur ish-kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës


Ka përfunduar në gjyq ish-kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami, e cila akuzohet për “shpërdorim detyre”.

GJKKO ka pranuar kërkesën duke e dërguar dosjen e saj për gjykim dhe duke e marrë atë zyrtarisht të pandehur.

SPAK e akuzon Ramin se, në kundërshtim me ligjin, ka kryer veprime që kanë sjellë prishjen e dy pronave private, duke shkaktuar një dëm prej 50 milionë lekësh të reja.

Ajo e bëri këtë gjatë realizimit të dy projekteve, një prej të cilave në kuadër të Rilindjes Urbane.

Sipas SPAK, “shkeljet janë kryer gjatë zbatimit të projektit për ‘Rikonstruksionin e rrugës Kryqëzim me rrugën nacionale (Postbllok) – Sheshi i Çerçizit’ si dhe për ‘Rikualifikimin e hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindësve në Gjirokastër.”

Ish-kryebashkiakja Rami do t’i nënshtrohet gjykimit të shkurtuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *