Vendosni fjalën kyçe....

Von Der Leyen i shkruan Vjosa Osmanit: Do të lobojmë për heqjen e vizave për Kosovën


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen ka ofruar mbështetje për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave.

Ajo e ka bërë këtë përmes një letre drejtuar Presidentes së Kosovës Vjosa Osmanit, të cilën e uron për detyrën dhe shprehet se është “shumë inkurajuese kur një grua shërben në pozitën e presidentes.”

Siç bëhet e ditur në njoftimin për media të Presidencës, Von Der Leyen, ka shkruar më tej në këtë letër se perspektiva kredibile e BE-së për Ballkanin Perëndimor mbetet prioritet i Komisionit Evropian, duke potencuar edhe pritshmëritë për një bashkëpunim në thellimin e marrëdhënieve me BE-në.

“Tutje, znj. Von Der Leyen, e ka potencuar rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke e konfirmuar angazhimin e Komisionit Evropian për avokim në drejtim të marrjes së një vendimi pozitiv nga ana e BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.”- përfundon njoftimi i Presidencës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *