‘Cari Covid’ i Uashingtonit, Anthony Fauci, mori lavdërime nga një zyrtar i OBSH-së që kishte lidhje me Institutin e Virologjisë Wuhan për hedhjen poshtë të teorive se virusi ishte bërë nga njeriu në laborator, tregojnë mesazhet e brendshme të lëshuara rishtas.
Peter Daszak, i cili ishte pjesë e ekipit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që udhëtoi në Kinë për të hetuar origjinën e virusit, i dërgoi Faucit një e-mail në 18 prill 2020, në të cilin ai e falenderoi atë që u tërhoq nga pohimi se Covid- 19 kishte rrjedhur nga një laborator.
Mesazhi është pjesë e një pjese të postave elektronike të marra me një kërkese të Aktit të Lirisë së Informacionit nga ‘BuzzFeed’.
“Unë thjesht doja të bëja një falënderim personal në emër të stafit dhe bashkëpunëtorëve tanë, për ngritjen publike dhe deklaratave se provat shkencore mbështesin një origjinë natyrore për COVID-19 nga kafshaët te njeriu e më pas nga njeriu te njeriu, jo një lëshim laboratorik nga Instituti i Virologjisë Ëuhan.” – shkroi Daszak. Ai shtoi se komentet e ‘guximshme’ të Faucti vinin nga një ‘zë i besuar’ dhe do të ndihmonin ‘për të shpërndarë mitet që vërtiteshin rreth origjinës së virusit’.
Fauci u përgjigj të nesërmen, duke shkruar: “Shumë faleminderit për shënimin tuaj të mirë”.
Daszak drejton një organizatë, EcoHealth Alliance, e cila siguroi 3.4 milionë dollarë grante nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në institutin Wuhan për të studiuar koronavirusët e lakuriqëve midis 2014 dhe 2019. Ai ishte gjithashtu një anëtar i ekipit të OBSH që udhëtoi në Ëuhan për të hetuar origjinën të Covid-19.
Hetimi arriti në përfundimin në mars se teoria e rrjedhjeve laboratorike ishte shumë e pamundur dhe se ishte e mundshme, por jo e sigurt, që sëmundja u transmetua nga kafshët te njeriu. Ai kohët e fundit hodhi poshtë sugjerimet se virusi dilte nga një laborator si “teori konspirative”.
E-maili i Daszak u referohej komenteve që Fauci bëri gjatë një konferencë shtypi më 17 prill, në të cilën ai u pyet për teoritë që Covid-19 mund të ketë ardhur nga Instituti i Virologjisë Wuhan. Fauci iu përgjigj pyetjes duke cituar një studim të fundit që zbuloi se mutacionet e virusit janë ‘plotësisht në përputhje me linjën e transmetimit kafshë-njeri’.
Përgatiti për Hashtag.al, K.Manjani