Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim për vendet vakante në Kushtetuese: Po lëvizni në drejtimin e duhur, “majën e malit” mund ta arrini vetëm të bashkuar


Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka reaguar pas hapjes së aplikimeve nga ana e Gjykatës së Lartë për zgjedhjen e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Zonja Kim u shpreh se një Gjykatë Kushtetuese plotësisht funksionale është një hap që duhet ta ndërmarrë vendi ynë për të vazhduar lart. Ajo shton se po lëvizet në drejtimin e duhur.

Ambasadorja Kim theksoi faktin se do të nxisë Këshillin e Lartë Gjyqësor që të përfundojë procedurat për vlerësimin dhe të caktojë kandidatët më të mirë të verifikuar që kanë aplikuar për ngritje në detyrë në Gjykatën e Lartë.

“Një Gjykatë Kushtetuese plotësisht funksionale është një hap që duhet ta ndërmerrni për të vazhduar ngjitjen e malit. Ju po lëvizni në drejtimin e duhur, por unë e nxis Këshillin e Lartë Gjyqësor që të përfundojë procedurat për vlerësimin dhe të rendisë e caktojë kandidatët më të mirë të verifikuar që kanë aplikuar për ngritje në detyrë në Gjykatën e Lartë.

Sapo Këshilli ta bëjë këtë, kjo do të hapë rrugën për udhëtimin e Gjykatës së Lartë drejt majës së malit. Majën mund ta arrini vetëm nëse punoni së bashku.”- tha ambasadorja amerikane.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *