Vendosni fjalën kyçe....

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktori Pirro Mani


Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare, aktori dhe regjisori Pirro Mani, një nga personalitetet më të shquara në historinë e Teatrit shqiptar.

Mësohet se aktori ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetonte prej disa kohësh së bashku me familjen e tij dhe bashkëshorten, aktore Pavlina Mani.

Lidhur me ndarjen e tij nga jeta, ka reaguar këngëtari Elton Deda.

“Fluturo tashmë me engjëjt babai i Teatrit. Ke sjellë shumë gëzime në jetën time. Dhe çfarë trishtimi solle sot. Do të të jem mirënjohës për gjithçka, për dashurinë që më dhe, për trajtimin jo si i dashuri i Jolës por si artist dhe koleg. Madhështia jote nuk ka fund! Ashtu si nuk do ketë kurrë fund vepra dhe pasuria që na le! Qofsh i parajsës babi Piro!”- shkruan Deda për aktorin e ndjerë, i cili është babai i ish-partneres së tij, Jola Mani.

Kush ishte Pirro Mani

Piro Mani ka punuar për 25 vjet në Teatrin Kombëtar. Ai kishte studiuar në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS, në Moskë. Pas kthimit në atdhe u emërua regjisor i Teatrit “A. Z. Çajupi”, Korçë, të cilin e drejtoi për rreth tetë vjet.

Nga 1967 – 1992 ka qenë regjisor i Teatrit kombëtar, ku ka vënë me dhjetra pjesë teatrale.

Ai njihet më së shumti për shfaqjet “Cuca e maleve”, “Fytyra e dytë”, “Arturo Ui”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Epoka para gjyqit”, etj. Mani është angazhuar edhe në disa filma artistikë dhe ka fituar shumë çmime. Titulli “Artist i popullit” është një prej tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *