Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Do e vijojmë luftën apo do e lejojmë Ramën të realizojë planin për dobësimin e opoztës, kjo vendoset me 13 qershor


Kreu i PD-së ka postuar në faqen e tij në Facebook fotografi nga takimet e tij me qytetarët në turin e tij në Shqipëri.

Basha, i cili është një nga 4 kandidatët për kreun e PD-së në zgjedhjet e 13 qershorit shkruan se zgjedhjet e pas pak ditëve janë prova e parë pas vjedhjes së zgjedhjeve të 25 prillit nga Rama nëse do vijohet lufta me gjithë forcën apo do lejohet dobësimi i opozitës.

Basha shton se përgjigja e qytetarëve do jetë e qartë, ata do e vijojnë betejën dhe do e fitojnë atë.

“Këto zgjedhje janë testi i parë pas vjedhjes së zgjedhjeve nga Rama: do vazhdojmë të luftojmë më gjithë forcën tonë, apo do lejojmë Ramën të realizojë planin e tij dhe ta dobësojë opozitën. Përgjigja jonë do jetë e qartë: do zgjedhim që të vazhdojmë të bashkuar betejën kundër regjimit Rama-Doshi. Do vazhdojmë të luftojmë me gjithë forcën tonë. Dhe do fitojmë!” – shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *