Vendosni fjalën kyçe....

Del videoja e vrasjes së Klodian Rashës nga polici Nevaldo Hajdaraj, efektivi e qëlloi pas shpine


Janë zbuluar pamjet e vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi Nevaldo Hajdaraj më 8 dhjetor të vitit të shkuar.

Siç duket në videon e publikuar nga TCH, efektivi Nevaldo Hajdaraj i bën me shenjë viktimës që të ndalonte. Pasi 25-vjeçari largohet me vrap,

Hajdaraj rrëzohet e më pas me armën e shërbimit e qëllon nga pas shpine Rashën. Ky i fundit ecën edhe pak metra e më pas rrëzohet në tokë.

Një efektiv policie që në video nuk duket nëse është Hajdaraj apo kolegu i tij i afrohet Rashës dhe pasi qëndron disa çaste në këmbë, del në rrugë dhe kërkon ndihmë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 8 dhjetor 2020 gjatë kohës kur vendi ishte në orën policore, masë e marrë lidhur me pandeminë Covid-19. Pas vrasjes së të riut, vendi u përfshi nga protesta disaditore që çuan në largimin e ministrit të atëhershëm të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

*Video Credit: TCH


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *