Vendosni fjalën kyçe....

I pastrehu godet me grusht gruan aziatike në Nju Jork, e rrëzon në tokë e largohet (Video)


48-vjeçari Alexander Wright, një i pastrehë nga Nju Jorku, u arrestua dhe u akuzua për sulm racor pasi një video e tregoi atë duke sulmuar pa arsye një grua aziatike në Chinatown të ​​hënën.

Videoja, marrë nga kamerat CCTV, tregoi burrin që i afrohej një gruaje aziatike 55-vjeçare para se ta grushtonte në fytyrë. Gruaja më pas ra pa ndjenja në tokë ndërsa sulmuesi u largua. Ajo u dërgua në një spital pak çaste më pas.

Wright u arrestua dhe u akuzua për sulm dhe krimi urrejtjeje, tha policia për mediat vendase. Burri besohet të jetë i pastrehë dhe dyshohet se ishte i droguar në kohën e arrestimit.

CBS New York raportoi se krimet e urrejtjes kundër aziatiko-amerikanëve janë rritur me 353% këtë vit dhe një numër sulmesh të tilla janë bërë lajme kombëtare në SHBA.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *