Vendosni fjalën kyçe....

Kim: Lufta ndaj korrupsionit thelbësore për sigurinë e SHBA-së, do ndërmarrim hapa ndaj individëve të korruptuar e organizatave kriminale


Ambasadorja amerikane ka shpërndarë memorandumin e presidentit amerikan Biden, që vendosi zyrtarisht luftën ndaj korrupsionit si interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA-së.

Kim shkruan në Twitter se qeveria e SHBA-së do ndërmarrë më shumë hapa për të kërkuar llogari ndaj individëve të korruptuar e organizatave kriminale ndërkombëtare. Ajo shton se këto hapa përfshijnë forcimin e sanksioneve kundër korrupsionit, forcimin e veprimit të zbatimit të ligjit, rritjen e mbështetjen e shoqërisë civile, mediave, organeve shtetërore e partnerëve ndërkombëtarë.  

“Presidenti Biden sot vendosi zyrtarisht luftimin e korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA-së. Prandaj, qeveria e SHBA-së do të ndërmarrë më shumë hapa për të kërkuar llogari ndaj individëve të korruptuar, organizatave kriminale transnacionale dhe të tjerëve. Hapat do të përfshijnë forcimin dhe ndërtimin e sanksioneve antikorrupsion; forcimin e veprimit të zbatimit të ligjit; dhe rritjen e mbështetjes për shoqërinë civile, mediat, organet shtetërore dhe lokale, partnerët ndërkombëtarë dhe aktorët e tjerë të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies.” – shkruan Kim në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *