Vendosni fjalën kyçe....

Kostaq Papa: Një grup mafioz i lidhur me pushtetin, po grabit pasuritë kombëtare nga Tirana në Shkup


Në seancën e sotme plenare në Kuvend, deputeti Kostaq Papa foli me shqetësim për çështjen e pronave dhe të pasurive kombëtare. Ai tha se në vendin tonë është krijuar një klasë të privilegjuarish nga pushteti, të cilët u mohojnë të drejtat e tyre pronarëve të vërtetë të pronave.

Ai theksoi se një grup mafioz i lidhur me pushtetin, në Tiranë dhe në Shkup po përpiqen të grabisin pasurinë tonë kombëtare në të dyja anët e kufirit.

Situata sipas tij po precipiton në Tetovë dhe në Shkup dhe i kërkoi organeve të drejtësisë të mos vonojnë port ë hapin dosjet e zyrtarëve të korruptuar.

“Prej disa vjetësh zhurmohet për Reformën në Drejtësi, Vettingun, spastrimin por ende rezultatet janë të pakta. Për 30 vjet i është bërë gjëma pasurisë kombëtare, pasurisë publike dhe pasurive të tjetrit.

Ndëshkueshmëria është ende shumë e ulët, shumë e pakët. Për 30 vjet u krijua një shtresë e re klasore, pronarë të rinj, të privilegjuar nga pushtetarë të majtë apo të djathtë. Kjo pseudoklasë apo shtresë e krijuar mbi padrejtësinë dhe privilegjin, mban peng pronësinë reale. Mban peng të drejtën e pronarit të vërtetë, mban peng Shqipërinë.

Ka një drejtësi të munguar, ka një drejtësi të vonuar, korrupsion galopant. Kur themi shteti në këtë vend themi korrupsioni. Sipas organizmave ndërkombëtarë shteti është i kapur, dhe kjo tregon se organizmat ndërkombëtare e kanë parë se si institucionet në Shqipëri, përmes metodave të Sigurimit të Shtetit, përmes një konglomerati politico-mafioz, kanë kapur Shqipërinë, administratën tonë Publike, si një oktapod për ta mbajtur dhe zaptuar atë, përdorin bashkëpunime me qarqe anti-shqiptare, dhe shet çdo gjë, edhe element të sigurisë kombëtare. Mjafton të ruajnë pushtetin, privilegjet dhe nuk u prish punë që nxjerrin në ankand çdo gjë të Shqipërisë: Tokën, Detin, të gjallët dhe të vdekurit.

Një pjesë mafioze të lidhur me pushtetin, në Tiranë dhe në Shkup po përpiqen të grabisin pasurinë tonë kombëtare këndej dhe andej kufirit. Gati situata po precipiton në Tetovë dhe në Shkup dhe element mafiozë po dalin në dritë dhe janë të lidhur me fuqi pushteti edhe këtu në Parlament. Ndaj i kërkoj institucioneve të Drejtësisë, i kërkoj agjencive ligjzbatuese dhe shërbimeve shtetërore kombëtare shqiptare, të SPAK-ut e të tjerë të ndërhyjnë, i kërkoj edhe aleatëve tanë të SHBA-së të mos i vonojnë por të hapin dosjet edhe të zyrtarëve të tjerë të lartë të veshur me pushtet dhe imunitet. Shqipëria është në sprovë në çdo aspekt.”– Kostaq Papa.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *