Vendosni fjalën kyçe....

Myslim Murrizi për rastin e gjyqtares Kapedani: Të bëhet një raport për qejflinjtë e botoksit, ka 13 gjyqtare me fryrje buzësh e rregullim karabinaje


Në seancën e sotme plenare në Kuvend, deputeti Myslim Murrizi foli për videot në “TikTok” të gjyqtares Enkeleda Kapedani.

Murrizi kërkoi që të bëhet një raport i detajuar me gjyqtarët e gjyrtaret që janë “qejflinj të botoksit”, duke iu referuar zonjës Kapedani dhe të verifikohen shpenzimet e tyre.

Murrizi u shpreh se nuk ka ndonjë hata si dridhet një gjyqtare, por se ku i merr paratë për shpenzimet që bën në lidhje me vendimet që merr.

“Dy fjalë për zotin Metani meqenëse më ka ik. I nderuar inspector i lartë i Drejtësisë, nuk mund që të merresh me asnjë Tik Tok të asnjë gjyqtareje të Shqipërisë. Pse nuk mundesh?

Këtu është qelbur burimi, ti kërkon të pastrosh depozitat sipër çatisë. Nga kërkimi më rezulton se më shumë se 50 përqind e magjistratëve, janë punonjëse të zyrave dhe studiove ligjore të pedagogëve që japin mësim tek Magjistratura, janë juristë të administratës shtetërore të përkrahur politikisht dhe më rezulton se janë bij e bija të gjyqtarëve të korruptuar të shkarkuar.

Unë nuk merrem me këto veglat, Tik Tok Instagram. Por jam interesuar.

13 gjyqtare që vetëm kosto financiare, fryrje buzësh, rregullim karabinaje, parakolp dhe prapakolp shkojnë mbi 30-40 mijë euro kur e kanë rrogën…

Shiheni more ju kush është qejfli TikToku, shiheni se keni kapur atë vajzën atje, ah sa ka si ajo, 13 copë. Tik tok Himara, tik tok Dhërmiu, Tik tok Dubai, TikTok Katari.  T’i shikosh si janë, dy gisht lecka në kraharor, botoksi i gjallë gjithandej. Nga i gjejnë këto lekë. Sa kushton botoksi, unë nuk e di.

Pra Zoti Metani, atje ku je, ti merr sat ë duash gurkali për të pastruar depozitën, por qelbsillëku juaj të cilin ti ke detyrimin për ta pastruar, fillo tek burimi. Ndaj Komisioni i Ligjeve duhet të kërkojë një raport të detajuar tek drejtori i Magjistraturës. Çdo ditë e më keq. Të shihen qejflinjtë e botoksit, t’u verifikohet pasuria e integriteti. Unë nuk kam asnjë lloj pengu apo pishmani një person që dridhet. Po si dridhet vetë punë e madhe, por problemi është ku e gjen BMË me timon në krah të djathtë. Ku i gjen rrobet Guçi, sa kushton fryrja e noçkave, në përputhje me rrogën që ka. Nuk kam parë ndonjë gjë të llahtashme tek TikToku i famshëm.”– tha Murrizi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *