Vendosni fjalën kyçe....

Nis në Gjykatën Kushtetuese seanca mbi shembjen e “Teatrit Kombëtar”


Ka nisur në Gjykatën Kushtetuese seanca për çështjen e Teatrit Kombëtar, ku pritet që të shqyrtohet nëse vendimi i shembjes së godinës ishte apo jo i ligjshëm.

Presidenti Ilir Meta ka dorëzar dy padi në këtë gjykatë në vitin 2019, i cili kundërshton ligjin special për ndërtimin e teatrit të ri, si dhe kalimin e truallit në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Presidenti përfaqësohet në këtë seancë nga këshilltari i tij Bledar Dervishaj.

Ndërkohë përfaqësuese ligjore e Ministrisë së Kulturës dhe Financave është Merita Çato, ndërsa Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit përfaqësohet nga Adriana Kalaja.

Edhe Bashkia e Tiranës ka përfaqësuesit e saj në seancë.

Në këtë séance, përfaqësuesi i Presidentit ka paraqitur listën e dëshmitarëve dhe konkretisht kërkon thirrjen si dëshmitarë të dy senatorëve italianë që e kanë ngritur çështjen në parlamentin italian, përfaqësues të Europa Nostra etj.

Këshilltari i Presidentit deklaroi se është e domosdoshme që Gjykata Kushtetuese të marrë provat shtesë, rreth 19 të tilla, duke theksuar se pa u marrë këto prova nuk bëhet hetim gjyqësor thelbësor.

Provat që kërkon Presidenca:

  1. Kopje të shitblerjes së pronës truall nga Francesko Jakomoni dhe trashëgimtareve të familjes Libohova ku u ndërtua teatri kombëtar
    2. Kopje të lejes së ndërtimit nga Mbreti Zog për ndërtimin e teatrit
    3. Kopje e projektit të arkitektit për ndërtimin e teatrit
    4. Akte që vërtetojnë ndryshimin e qëllimit të përdorimit të Godinës
    5. Kopjen e praktikës së shpalljes së Ansamblit të Teatrit monument kulture
    6. Hartat e përdorura për shpalljen e kësaj zone të trashëgimisë historike
    7. Kopje të diskutimeve shkencore të Monumenteve të Kulturës 2004-2007 që ka vlerësuar monumentet historike në qendrën e Tiranës
    8. Listën e plotë të ndërtesave të përfshira në qendrën historike
  2. Kopje të praktikës institucionale ku pasqyrohet identifikimi i nevojës për miratimin e ligjit special për Teatrin
    10. Konsultimet para dhe pas hartimit të këtij ligji të posaçëm
    11. Mendimet e të gjitha institucioneve të përfshira gjatë konsultimit
    12. Diskutimet në këshillin e ministrave për këtë çështje
    13. Kopje të akteve se si Bashkia Tiranë ka ndërprerë negociatat për godinën
    14. Procesverbalet e komisionit të posaçëm nëse ai ka zhvilluar negociata me kompani të interesuara për të ndërtuar teatrin e ri dhe kostot financiare të secilës ofertë
    15. Kostot e gjetjes dhe përballimit të konsulencës
    16. Si u arrit në përfundimin që Shteti arriti në përfundimin për ta ndërtuar vetë, me para publike, dhe jo me koncesion
    17. Si u kalua trualli nga Ministria e Kulturës në pronësi të Bashkisë Tiranë? Duam praktikën e kësaj procedure
    18. Kopje të akteve të nxjerra para gjatë dhe pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar
    19. Veprimet e Kryetarit të Bashkisë Tiranë pas kërkesës së KLSH-së për të pezulluar veprimet me teatrin deri në shprehjen e gjykatës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *