Vendosni fjalën kyçe....

Përfaqësuesja republikane propozon projektligjin: Flamujt LGBTQ e BLM s’mund të varen krahas atij amerikan


Një projektligj i prezantuar nga përfaqësuesja Nicole Malliotakis do të parandalonte që ambasadat e SHBA-së në botë të varin ‘flamuj politikë’ në mbështetje të kauzave të tilla si Black Lives Matter apo LGBTQ.

“Flamuri amerikan është një fener i lirisë dhe shpresës për popujt e shtypur në të gjithë botën. Duhet të jetë flamuri kryesor i ngritur mbi ambasadat tona dhe kjo është ajo që legjislacioni im kërkon të përmbushë.” – tha Malliotakis në lidhje me projektligjin.

Masa vjen si përgjigje e reagimit nga konservatorët në SHBA mbi pamjet e flamujve LGBTQ dhe BLM që varen pranë flamurit të SHBA-së në institucionet qeveritare.

Administrata e presidentit amerikan Biden kohët e fundit autorizoi flamurin LGBTQ të varej në të njëjtat shtylla si flamuri i SHBA-së për nder të Muajit të Krenarisë në muajin qershor. Flamujt e BLM filluan të valëviten këtë muaj për nder të përvjetorit të vdekjes së George Floyd.

Imazhet e flamurit BLM kanë qenë shkaku kryesor për shqetësimin e ekspertëve të shumtë të djathtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *