Vendosni fjalën kyçe....

Rama e Basha mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Pirro Manit: Pa të, kultura dhe arti do ishin shumë më të varfër


Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha kanë përcjellë mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit të njohur Pirro Mani.

Kreu i opozitës Lulzim Basha, në një postim në “Facebook” shprehet se kjo është një ditë e trishtë për teatrin, artin shqiptar dhe artdashësit dhe u shpreh ngushëllimet familjarëve të aktorit të ndjerë.

“Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta e ikonës së teatrit Pirro Mani.

E sotmja është një ditë e trishtë për teatrin, një ditë e trishtë për artin shqiptar, një ditë e trishtë për artdashësit.

Në këto orë të vështirë për familjen Mani i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta bashkëshortes znj. Pavlina Mani dhe fëmijëve, si dhe kolegëve e miqve të tij në botën e artit. U prehtë në paqe!”- shkruan Basha.

Po ashtu edhe kryeministri Edi Rama ka shkruar për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit Pirro Mani, në moshën 89-vjeçare.

Ai shprehet se Mani ishte ustai i madh i skenës kombëtare teatrore dhe pa të kultura dhe historia e artit skenik shqiptar do të ishin shumë më të varfër.

“LAMTUMIRË USTA! Pirro Mani ishte ustai i madh i skenës kombëtare teatrore. Pa të kultura dhe historia e artit skenik shqiptar do të ishin shumë më të varfër. U prehtë në paqe dhe ngushëllime familjes.”- shkruan Rama.

Pirro Mani u nda nga jeta sot në moshën 89-vjeçare në SHBA, ku jetonte prej vitesh bashkë me familjen e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *