Vendosni fjalën kyçe....

Rama në Turqi: Do ngremë fabrikë vaksinash e park teknologjik, kontrolli i territorit do bëhet me dron superinteligjent


Kryeministri Rama ndodhet në Turqi që prej ditës së djeshme.

Bashkë me të janë edhe disa ministra si dhe kryebashkiaku i Tiranës e zëvendësi i tij.

Rama shkruan se në Turqi ka diskutuar për ngritjen në Shqipëri të një fabrike që do prodhojë 7 lloje vaksinash si dhe një parku teknologjik.

Po kështu kreu i qeverisë thekson se në Turqi ka diskutuar edhe mbi përdorimin e një sistemi dronësh për kontrollin e territorit.

“Ankara – Ditë bashkëbisedimesh të detajuara me sipërmarrje të ekselencës turke për: Ndërtimin e fabrikës së 7 llojeve të vaksinave, si zemra e një qendre të klasit të parë të prodhimit farmaceutik. Teknopark Albania, një qendër e teknologjisë së lartë në periferi të kryeqytetit, për kompanitë HighTech, Start Up-et e kërkimin shkencor, sipas modelit të suksesshëm të jetësuar në Turqi, si katalizator i transformimit ekonomik e social dhe krijimit të vendeve cilësore të punës për të rinjtë Sistemin e kontrollit të territorit të vendit me dronë superinteligjentë, për prodhimin e të dhënave në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik natyrisht e të tjera akoma Programin e Mandatit të Tretë për infrastruktren kombetare.” – shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *