Vendosni fjalën kyçe....

Seanca për Teatrin, juristja e Aleancës: Fitore e momentit, na u pranuan dy kërkesa


Pas përfundimit të seancës në Gjykatën Kushtetuese, Juristja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja deklaroi në një prononcim për mediat tha u pranuan 2 prej 3 kërkesave të që kishin parashtruar.

Zonja Kalaja e clësoi këtë një fitore të momentit. Ajo shtoi se është kërkuar që në seancë të paraqitet edhe një ekspert për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, për të vërtetuar sipas saj se godina e Teatrit Kombëtar ka qenë një monument kulture.

 “Ne parashtruam disa kërkesa paraprake. Nga këto kërkesa dy nga 3 u pranuan. Kjo është fitore e momentin. Sot e çmojmë se nisi çështja në Gjykatën Kushtetuese. Ato që kemi kërkuar ne, mënyrën se si e kemi ngritur çështjen në Kushtetuese, do ta detyrojmë që të jetë pro teatrit. Kërkuam marrjen e provave që daton që në 1937 që kanë të bëjmë me blerjen e votës.

Ne kemi parashtruar në kërkesat paraprake se jo vetëm që jemi bashkuar me palën e presidentit, si palë e tretë, po kemi kërkuar përveç dëshmitarëve që të na lënë të paraqesim ekspertë. Eksperti do të jetë në fushën e trashëgimisë kulturore, një ekspert që ka dijeni të posaçme. Ngërçi është se palët e interesuara, duke nisur nga Kuvendi, Kryeministria, ministria e Kulturës dhe asaj të Financave dhe bashkia Tiranë sjellin argumentin se Teatri nuk ka qenë monument kulture. Ne do të vërtetojmë se Teatri jo vetëm që ka qenë pjesë e zonës historike, monument kulture, por heqja është bërë për t’ju hapur rrugë prishjes së Teatrit.”- tha Kalaja.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *