Një familje hebreje në Ohajo, SHBA, pretendon se trajneri i futbollit të shkollës së mesme e bëri fëmijën e tyre të hajë mish derri, pavarësisht se e dinte që familja e ka të ndaluar atë.
Babai i nxënësit të shkollës së mesme McKinley në Ohio, pretendoi se një trajner i futbollit në shkollë e bëri djalin e tij të hante një pizza me sallam derri përpara ekipit si dënim.
“Trajneri kishte një picë me mish derri si një ndëshkim për fëmijën që nuk shfaqej për praktikë.” – tha avokati i familjes, Edëard Gilbert, sipas ABC 5.
“Ajo që është interesante është që të gjithë në ekip e dinë që ky fëmijë nuk do të hajë mish derri.” – shtoi ai.
Avokati shtoi se nxënësi ishte lënduar më 20 maj dhe nuk u kthye në praktikë deri më 24 maj. Por për shkak se ai humbi një praktikë në atë kohë, trajneri e detyroi atë të hante picën me mish derri para ekipit.
Avokati gjithashtu tregon se trajnerët e dinë që djali është hebre dhe ‘Kosher’.
“Të thuash se trajneri përdori gjykim të dobët do të ishte nënvlerësim. Kjo ishte poshtëruese për këtë fëmijë.” – vijoi Gilbert.
*Kosher: Ushqimet kosher janë ato që përputhen me rregulloret hebraike dietike të kashrut (ligjit dietik), kryesisht të dala nga Levitiku dhe Ligji i Përtërirë.