Gjykata e Gjirokastrës ka vendosur sot që të lërë në burg drejtuesin e punimeve të OSSH-së në këtë qytet, pas rrëzimit të dy punonjësve nga shtylla e tensionit të lartë pas kontaktit me rrymën elektrike. Njëri prej tyre, Gëzim Çabej humbi jetën.
Elektricisti u transportua me helikopter drejt kryeqytetit por nuk ia doli dot të mbijetonte. Kurse kolegu i tij mbeti i plagosur.
52-vjeçari me inicialet Sh. O akuzohet se nuk kreu kontrollin dhe monitorimin e punës së elektricistëve.
Gjithashtu nën hetim është edhe një operator i OSSH në Gjirokastër, pasi dyshohet se falsifikoi dokumente duke ndërhyrë në librin e dispeçerisë.