Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Klodian Rashës, Prokuroria kërkon 20 vite burg për ish-policin Nevaldo Hajdaraj


Është dhënë sot pretenca për ish-policin Nevaldo Hajdaraj, i cili akuzohet për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rashës në dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas “Shqiptarja.com”, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 20 vite burg për efektivin e Shqiponjave që vrau Klodian Rashën më 8 dhjetor 2020 në zonën e Laprakës. 

Gjykata nga ana tjetër ka pranuar kërkesën e avokatit mbrojtës të Hajdarajt për gjykim të shkurtuar dhe nga kjo, Hajdaraj do të përfitojë ulje me 1/3. Kjo do të thotë se në rast dënimi, dënimi i ulet në 13 vite e 4 muaj burg.

Nevaldo Hajdaraj akuzohet për vrasjen me dashje të 25-vjeçarit gjatë orarit të orës policore, pasi ishte vënë në ndjekje të tij në kuadër të masave anti-covid. I riu kishte vrapuar për t’iu shmangur policit, por u qëllua nga ai me armë.

Hajdaraj ka thënë se ka qëlluar, pasi ka menduar se i riu mbante armë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *