Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja në Lushnjë pas sherrit për një pije/ I dyshuari telefonoi gruan pas krimit: Vrava Rakon


Të tjera hollësi dalin në dritë nga vrasja në Lushnjë, ku u qëlluan me automatik babë e bir, njëri prej të cilëve humbi jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:47, në fshatin Fier i Ri në Lushnje, ku një 57-vjeçar qëlloi për vdekje bashkëfshatarin e tij dhe i plagosi djalin.

Sipas “Balkanweb” i dyshuari Sofokli Shani, pak pas ngjarjes i ka treguar gruas së tij në telefon se kishte vrarë 62-vjeçarin Rako Qorri dhe kishte plagosur Kejdi Qorrin. Më pas ai ka pritur në banesën e tij që të vinte policia.

 57-vjeçari Sofokli Shani nuk është një emër i panjohur për autoritetet, pasi ka qenë 15 vite i dënuar para viteve ‘90 pasi kishte vrarë shokun e tij me thikë.

Dëshmitarët kanë treguar se ngjarja e  mbrëmshme nisi pas një sherri për pije, ku autori kishte kërkuar një gotë raki në lokalin e Qorrit.

Pasi ishte konfliktuar fizikisht me djemtë e viktimës, Shani kishte shkuar në banesë dhe kishte marrë prej aty një kallashnikov, dhe ishte kthyer sërish në lokalin e 62-vjeçarit. Pasi ishte futur nga dera e pasme e lokalit kishte qëlluar në drejtim të Rako Qorrit, duke e lënë të vdekur në vend.

Ai qëlloi edhe të birin e tij, Kejdi Qorrin, 31 vjeç. Ai ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, ende në rrezik për jetën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *