Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja në Vlorë/ Fqinja tregon fjalët e fundit që Shkëlzen Velaj i kishte thënë nënës:”Hape derën”


Personi në foto është Shkëlzen Velaj, 42-vjeçari i cili u ekzekutua mbrëmjen e kaluar teksa tentonte që të hynte në banesën e tij, pasi kishte vënë re se po ndiqej nga persona të dyshimtë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen lagjen “24 Maji” në qytetin e Vlorës, ku Velaj është qëlluar me breshëri kallashnikovi në hyrje të pallatit të tij.

Shkëlzen Velaj

Një prej fqinjëve të viktimës, ka rrëfyer bisedën e fundit që 42-vjeçari pati me nënën e tij, të cilës i kishte këkruar t’i hapte derën.

Por nëna e moshuar nuk kishte arritur që të hapte derën.

“Unë jam gjitone. Atje isha mbrëmë. E mori vesh edhe e ëma, por i thanë për vdekjen pas orës 02:30. Djali i kishte kërkuar të hapte derën. ‘hape derën’. Ajo tha se; ‘sa shkova të hapja derën unë, se hapja dot se dëgjova zhurma, u tromaksa. Kur kishte hapur derën e kishte gjetur djalin të vrarë. Ajo është vetëm tani. I ka vdekur një djalë para 6 vitesh dhe burri i ka vdekur. Ka dhe një djalë, e ka në Itali.”-u shpreh fqinja për “News 24”.

Një tjetër fqinj e ka përshkruar Velajn si një fqinj shumë të rregullt, i cili ishte interesuar gjithmonë për lagjen e tyre, madje kishte shtruar dhe rrugën me lekët e veta.

Plumbat në drejtim të 42-vjeçarit janë qëlluar nga një distancë e afërt. Në trupin e tij sipas hetuesve është lëshuar një karikatore automatiku, duke i shkaktuar atij jetën.

Shkëlzeni Velaj është vëllai i Ardi Velaj, një prej viktimave tëasaj që njihet si “Masakra e Çoles”, ngjarje e ndodhur në 7 prill të vitit 2015, kur pas një sherri në kazino mbetën të vrarë Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *