Një 62-vjeçar ka humbur jetën në Lushnjë pas një konflikti ndërsa djali i tij 31-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fier i Ri, ku sipas policisë, Sofokli Shani pas një konflikti të çastit në një lokal, ka qëlluar me armë zjarri pronarin e lokalit Rako Qorrin si dhe ka plagosur të birin, Klajdi Qorrin.
Ngjarja ka ndodhur afër mesnatës së mbrëmshme ndërsa autori i dyshuar, 57-vjeçari Shani banues në Krutje të Sipërme është ndaluar nga policia. Kjo e fundit ka sekuestruar edhe armën e krimit.