Pas atentatit të Edison Begajt në Vlorë, policia ka gjetur një automjet tip Mercedes Benz në Lushnjë, disa orë pas ngjarjes.
Sipas “Balkanweb” makina është gjetur e braktisur në një kanal dhe brenda saj është gjetur një uniformë policie, si ajo e përdorur në atentatin ndaj 39-vjecarit.
Kjo është edhe arsyeja se përse gjetja e makinës është lidhur me atentatin dhe mjeti është transportuar në komisariatin e Vlorës, në kuadër të hetimeve për atë ngjarje.
Edison Begaj u qëllua me katër plumba në hyrje të banesës së tij më 30 Maj, ndërsa kishte edhe fëmijët në makinë. Menjëherë pas ngjarjes Begaj u paraqit në spital, ku mori trajtim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Begaj ishte subjekt i OFL, pasi rezulton të jetë dënuar më parë për trafik droge dhe armësh.
Deri më tani, policia ka shoqëruar 8 persona të dyshuar që kanë lidhje me ngjarjen, si dhe ka mbledhur kamerat e sigurisë që të çojnë në fshatin Kaninë, për të identifikuar automjetin e përdorur nga autorët.