Pak pas deklaratës së presidentit Meta nga Manastiri i ‘Shën Joan Vladimirit’ në Elbasan, se ‘Zoti duhet t’i falë ata që nuk e dinë se çfarë bëjnë’, lidhur me përpjekjen për shkarkimin e tij nga Kuvendi, ka ardhur përgjigja e sekretarit të Përgjithshëm të PS-së.
Balla tha pas daljes nga manastiri tha se kisha e Zoti falin vetëm mëkatet shpirtërore e jo ato penale.
“Në hyrje të kësaj kishe që për mua është një objekt shumë i dashur, mund të them se kisha dhe zoti fal vetëm mëkat shpirtërore dhe jo ato penale. Kaq mund të them. Apeli im është se do të doja që këtu me mua të ishin edhe kolegët e PD-së, ftesa ime të vijnë ta vizitojnë Manastirin e Shën Joan Vladimirit. Këtu sot bashkë me ne janë besimtarë nga Mali i Zi dhe Serbia. Siç na bashkon ky shenjt, duhet të bashkohemi brenda politikës shqiptare dhe mbi të gjitha brenda këtij rajoni.” – tha Balla.